Ndeshja e zhvilluar për bamirësi, me organizator Granit Xhakën dhe Milot Rashicën, që të dy patën ekipet e tyre me yje nga fusha të ndryshme të jetës, bëri bujë të madhe në Kosovë e Shqipëri, por vëmendje ka marrë edhe nga mediat ndërkombëtare.
Në një artikull të publikuar ditën e sotme nga “Daily Mail”, i bëhet jehonë një momenti të sfidës, ku një tifoz ia doli të kalojë rrethimin e rojeve, dhe të shkelë në fushën e blertë, ku u afrua pranë mesfushorit të Arsenalit, dhe u ul duke i puthur edhe këpucët.
Por, për këtë moment pati edhe tifozë të Arsenalit, që të pakënaqur me formën e Xhakës këtë sezon, talleshin në rrjetet sociale për këtë moment. “Duhet të ketë qenë tifoz i ekipit kundërshtar” – shkruan me shaka një tifoz, ndërsa një tjetër shkon akoma më larg: “Xhaka e ka paguar për ta bërë këtë gjë”, ndërsa një tifoz tjetër e quan dhe propagandues.