Tirana fitoi dje 1-0 kundër Vllaznisë. Sfida klasike e futbollit shqiptar ka folur për bardheblutë, që I janë falur një goli të kapitenit Batha.
Protagonist në këtë duel ishte edhe Taulant Seferi. Sulmuesi i bardhebluve ka reaguar në rrjetet sociale, duke treguar se e ka parashikuar diçka të tillë. Seferi ka theksuar se i është anulluar një gol i rregullt në këtë takim.
“Ashtu sikurse e parashikova ndeshjen, doli. Fat i keq për mua sepse m’u anullua një gol i pastër. Forca Tirana, do ndjekim objektivat tona deri në momentin e fundi”, shkruan Seferi në rrjetet sociale.
Ne fakt ndeshja u vendos nga nje episod i vetem, ai qe erdhi nga goditja e denimit e ekzekutuar nga Batha, kur topi kaloi te gjithe pasqyren e zones shkodrane dhe perfundoi ne rrjete.