Tirana ka triumfuar me poker ndaj Dinamos duke e mposhtur me rezultatin 4-0. Një hakmarrje nga bardheblutë për atë humbje në Kupë ne mesjavë që ka sjellë reagim të menjëhershëm nga skuadra e Shehit.
Takimi u dominua totalisht nga skuadra e Orges Shehit e cila përdori armën më të fortë, kundërsulmin. Me një dyshe Xhixha-Seferi në superformë, bardheblutë nuk e diskutuan për asnjë herë fitoren.
Ishte pikërisht Seferi që u bë protagonist në fundin e pjesës së parë, duke u shkëputur bukur mbrojtjes, kaloi portierin Bakaj, por Sidibe në inerci e sipër shkaktoi autogol. Në pjesën e dytë, Xhixha shpërtheu me dopietë në vetëm 5 minuta duke shënuar me dy kundërsulme të shpejta.
Dhe pse në avantazh të trefishtë, Tirana u hodh sërish në sulm duke gjetur dhe golin e katërt me Hotin. Një fitore e madhe në derbi nga bardheblutë që kryesojnë bindshëm kampionatin pas javës së 8-të.
FT| TIRANA-DINAMO 4-0
Sidibe 45′ (autogol) , Xhixha 56′, 61′ , Hoti 82′