HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETirana 'kopjon' Vllazninë, 300 milionë lekë dhe gati për Kupat e Europës

Tirana ‘kopjon’ Vllazninë, 300 milionë lekë dhe gati për Kupat e Europës

Tirana ka mbyllur procedurat e licensimit për në Kupat e Europës. Kampionët në fuqi të vendit kanë paguar 300 milion lekë (të vjetër) në Tatime, duke qenë gati për pjesëmarrjen në kompeticione të rëndësishme. Shtypi i shkruar bën me dije se bardheblutë kanë marrë dritën jeshile.

Ne te njejten menyre me te, para pak kohesh veproi edhe Vllaznia e cila pagoi nje shume prej rreth 400 milione lekesh te vjetra ne tatime dhe nenshkroi nje marrveshje me ta duke i hapur rruge procesit te licensimit.

Tanimë mbetet që në fazën e katërt, skuadra që drejtohet nga Orges Shehi të renditet në tre vendet e para të klasifikimit, ndërsa aktualisht është pesë pikë larg nga ky pozicion.

Tirana ka edhe një mundësi më shumë, teksa shpreson që Kupën e Shqipërisë ta fitojë një nga skuadrat e renditura në tre vendet e para (Laçi, Teuta dhe Vllaznia janë aktualisht në lojë), ose diçka të tillë ta bëjë Skënderbeu që nuk merr pjesë në Europë prej bllokadës nga FIFA.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments