Kategoria Superiore do të zhvillojë sot dy ndeshjet e fundit të javës së 10-të në orën 14:00.
Në stadiumin “Selman Stërmasi” do të luhet supersfida Tirana-Kukësi, ndërsa në stadiumin “Arena Egnatia” do të luhet Egnatia-Partizani.
“Panorama Sport” ka zbuluar ekskluzivisht arbitrat e dy ndeshjeve të sotme.
Në duelin Tirana-Kukësi, arbitër kryesor do të jetë Andi Koçi, i mbështetur nga asistentët Ridiger Çokaj dhe Endrit Veseli.
Arbitër i katërt do të jetë Dorjan Maletaj.
Në VAR do të jetë Klodjan Prenga, ndërsa në AVAR, Denis Rexha.
Në takimin Egnatia-Partizani, kryesor do të jetë arbitri me stemën e FIFA-s, Enea Jorgji, i mbështetur nga asistentët Emigers Ganxhi dhe Tauland Kasa.
Arbitër i katërt pritet të jetë Laver Alla.
Në VAR do të jetë Klodian Shahini, ndërsa në AVAR, Nertil Bregasi.
ARBITRAT E NDESHJEVE TË SOTME –
TIRANA – KUKËSI:
Arbitër kryesor – Andi Koçi (Durrës)
Asistent i parë – Ridiger Çokaj (Lezhë)
Asistent i dytë – Endrit Veseli (Fushë-Krujë)
Arbitër i katërt – Dorjan Maletaj (Tropojë)
VAR – Klodjan Prenga (Laç)
AVAR – Denis Rexha (Tiranë)
EGNATIA – PARTIZANI:
Arbitër kryesor – Enea Jorgji (Elbasan)
Asistent i parë – Emigers Ganxhi (Elbasan)
Asistent i dytë – Tauland Kasa (Vlorë)
Arbitër i katërt – Laver Alla (Lushnje)
VAR – Klodian Shahini (Durrës)
AVAR – Nertil Bregasi (Tiranë)