Friday, January 9, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETirana me mendjen te Teuta por edhe te kartonët, katër lojtarë rrezikojnë...

Tirana me mendjen te Teuta por edhe te kartonët, katër lojtarë rrezikojnë ndeshjen me Vllazninë

Tirana do të luajë këtë të premte në transfertë, teksa do të udhëtojë drejt stadiumit ‘Niko Dovana’ në Durrës, për t’u përballur me Teutën.

Një takim aspak i lehtë dhe që mund të konsiderohet si prova e vërtetë për trajnerin e sapoemëruar Julian Ahmataj, pasi në takimin e debutimit, atë në Gjirokastër ndaj Luftëtarit, bardheblutë ishin favoritët e padiskutuar.

Një triumf është i domosdoshëm për të ruajtur hapin kryesues, ndërsa nga ana tjetër të besuarit e trajnerit Shkëmbi, gjithashtu do të japin maksimumin për t’u rikthyer te rruga e fitoreve. Sakaq, lojtarët e kryeqytetasve duhet ta kenë mendjen edhe te kartonët e verdhë.

Në fakt, katër prej tyre duhet të bëjnë çmos të shmangin gabimet e ndëshkueshme, pasi në të kundërt do të humbnin takimin e ardhshëm në shtëpi ndaj Vllaznisë.

Kështu, Ngo, Kale, Batha dhe Çelhaka rrezikojnë sfidën me shkodranët në rast ndëshkimi dhe do t’i prishnin planet trajnerit Ahmataj./vipsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments