Te Tirana ka nisur revolucioni i vërtetë dhe ndodh ajo që pritej. Bardheblutë ditën e sotme kanë njoftuar largimin e 3 futbollistëve.

Patrick, Bruno Lulaj dhe Kristal Abazaj nuk do të jetë më pjesë e kryeqytetasve për sezonin e ri. Palët kanë vendosur të mos vazhdojmë më bashkëpunimin mes tyre, duke ndarë rrugët pas përfundimit të sezonit.

Të 3 futbollistëve u ka përfunduar kontrata me kryeqytetasit dhe në këtë mënyrë nuk kanë rinovuar dhe klubi që i falenderon për kontributin e dhënë.

Kujtojmë se nga bardheblutë disa ditë më parë është larguar edhe Filip Najdovski dhe Erjon Hoxhallari, ndërsa në ditët në vazhdim priten të tjerë lojtarë të largohen nga kryeqyteti./newsport/