Idi Batha largohet nga Tirana. Ishte folur prej ditësh që lojtari do të largohej nga bardheblutë pas ofertave në merkato dhe sot ka ardhur zyrtarizimi.
Pak minuta më parë, Batha përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se nuk do të jetë më pjesë e Tiranës dhe i ka falenderuar të gjithë në klub.
Postimi i Bathës:
“Faleminderit Tirona! Sa shume emocjone per 2 vite qe isha aty , se bashku i perjetuam te gjitha suksese, gezime , dhimbje .
Faleminderit te gjitheve nga zemra , presidentit , stafit , trajnereve qe punuam, faleminderit dhe Darit legjendes miku im i mire , faleminderit tifozeve qe me dhuruan emocjone te forta , me shume se te gjithe faleminderit shokeve te mi vellezerve te mi sepse per mua ata jan me te rendesishem se cdo gje ne jeten e sportit . Shihemi se shpejti”.