Klubi i Tiranës ka bërë zyrtar emërimin e Orges Shehit si trajneri i ri i bardhebluve, për të vijuar sezonin në stolin e ekipit që mban vendin e parafundit në renditjen e Superiores.
Klubi nëpërmjet rrjeteve sociale e ka prezantuar këtë si një rikthim në shtëpi të trajnerit, duke saktësuar se marrëveshja është vetëm deri në fundin e sezonit.
NJOFTIMI I TIRANËS
Mirë se vjen në shtëpi Orges Shehi!
Klubi i Futbollit Tirana njofton rikthimin e Orges Shehit në krye të pankinës bardheblu.
Trajneri që na udhëhoqi drejt një titulli kampion dhe trofeve të tjerë kombëtarë rikthehet për të drejtuar skuadrën deri në fund të këtij sezoni, me të njëjtin pasion, ambicie dhe mentalitet fitues.
Historia jonë e përbashkët flet vetë:
Titulli kampion
Superkupa e Shqipërisë
Një identitet i fortë bardheblu
Suksese në këtë kapitull të ri, Shehi!


