Emmanuel Egbo nuk është më trajner i Tiranës. Zyrtarizimi ka ardhur në këto momente nga klubi kryeqytetas dhe kesisoj ne prag te sfides me Vllaznine, bardheblute do te duhet te gjejne trajner tjeter.
Gjithçka erdhi pas eleminimit në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë, pas asaj disfate 0-1 ndaj Korabit. Nuk mund të mungonte edhe një falenderim për gjithçka çka nigeriani ka dhënë për ekipin.
Egbo do të mbahet mend si trajneri që riktheu bardheblutë te titulli kampion, në një sezon të gjatë e e të mundimshëm si ai i kaluari. Me interes të madh pritet të mësohet se kush do jetë ”timonieri” i radhës, me hipotezat që janë të shumta.
Tirana synon që këtë sezon të mbrojë titullin kampion në Kategorinë Superiore, me grupin e lojtarëve që është mjaft i fortë.
POSTIMI I KF TIRANA:
Klubi i Futbollit Tirana njofton shkarkimin e trajnerit Emmanuel Egbo. Pas ecurisë jo të mirë të skuadrës në ndeshjet e fundit, Egbo nuk do të jetë më në krye të bardhebluve për shkak të rezultateve të munguara.
Klubi e falenderon për përkushtimin dhe sukseset e arritura, të cilat kulmuan me kthimin e titullit kampion në shtëpi. Duke i uruar suksese në karrierën e tij, kampi i kampionëve i jep një meritë të vecantë të suksesit në sezonin e shkuar njëriut që prej vitesh ishte edhe do të jetë pjesë e familjes së bardhebluve. Faleminderit Egbo!