Tirana ka arritur të shënojë 4 gola, por në asnjë prej tyre nuk është Redon Xhixha. Bardheblutë ishin fantastikë në ditën e sotme kundër Kukësit, në fitoren e marrë me shifrat 4-1.
Vendasit kaluan të parët në avantazh me Hasanin në minutën e 42. Kur pritej mbarimi i pjesës së parë ishte Basha që vendosi ekuilibrin.
Fati i takimit ndryshoi në të 59 kur Ndreca u ndëshkua me karton të kuq. Behiratce gjeti sërish avantazhin pas skemës fantastike nga goditja e dënimit, ku Kallaku e shërbeu dhe mbrojtësi shënoi me kokë si të ishte një sulmues i vërtetë.
Patrik dhe Limaj nga pika e bardhë do të mbyllnin historinë e këtij takimi. Këtë herë Redon Xhixha nuk shkoi në listën e golashënuesve, megjithëse realizoi dy herë në pozicion jashtë loje.
Tirana-Kukësi 4-1 Hasani 43′, Behiratce 72′, Patrik 82′, Limaj 86′ p/ Basha 48′