Tirana ka siguruar kualifikimin në turin e dytë të Conference League.

Bardheblutë triumfuan 2-1 në Gjeorgji, ndaj Dinamo Batumi, duke kaluar më tej me rezultatin e përgjithshëm 3-2, pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë në Shqipëri.

Lushkja i dha avantazhin skuadrës së Shehit në minutën e 28-të, ndërsa Deliu shënoi të dytin në minutën e 78-të.

Dinamo Batumi ngushtoi shifrat me një gol në minutën e 90-të, por vetëm kaq, pasi Tirana mbrohej mirë, duke mos lënë hapësira.

Tirana kualifikohet në turin e dytë, aty ku gjen gjigandët nga Turqia, Besiktas.