Tirana pritet që repartin e mbrojtjes ta ribëjë nga e para në verë, me lojtarët titullarë aktualë që pritet të largohen dhe të tjerë të cilët janë në fundin e karrierës. Bardheblutë, nëse këtë sezon dalin pa titullin, në atë pasardhës do të tentojnë që patjetër të jenë skuadra lokomotivë në elitën e futbollit shqiptar…
Ndaj edhe 25 herë kampionët kanë nisur nga negociatat dhe ata synojnë që të afrojnë lojtarë të spikatur nga Superiorja fillimisht, për të cilët kanë nisur që të punojnë që në verën e shkuar apo dhe në janar.
Sipas “vipsport.al’, bardheblute kane “fiksim” për mbrojtjen është Mevlan Adili, lojtari që ka spikatur në Shkodër, por edhe një nga stoperat më të mirë të elitës sonë. Tashmë mbetet për t’u parë në verë se si do të rrjedhin ngjarjet, duke ditur që këto dy sezone, Mevlan Adili është idhull në “Loro Boriçi”…
Ky i fundit ne veren e shkuar ka firmosur nje kontrate te re me Vllaznine me te cilen do te luaje edhe per dy sezonet e ardhshme dhe kjo do te thote se ka shume pak mundesi te ndodhe bashkimi i tij me Tiranen.