Tifozët e Tiranës kanë reaguar për deklaratën e Lirim Zallës bërë në emisionin “Ëake Up” ku u shpreh se bardheblutë duhen përjashtuar dhe nga kampionati shqiptar për shkak të borxheve ndaj Metush Seferit.

Mbështetësit kryeqytetas e cilësojnë gazetarin si një bixhozxhi që kërkon të hedhë baltë e të trazojë ambientin e 25-herë kampionëve të Shqipërisë, pikërisht në momentin më të mirë që ato po kalojnë në elitë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, në një nga faqet që menaxhohet nga tifozë bardheblu shkruhej:

“Fundërrinat të lajnë gojën kur përmendin Tironën. Bixhozçiu Lirim Zalla. Që si ordiner e njeh gjithë Tirona. E kalon ditën duke luajtur bixhoz nëpër kazinontë e qytetit tim, ka hudh baltë sot (dje) për Tironën e Modhe. Sipas këtij pseudo gazetari që na shfaqet iher si menaxher bixhozi, drejtues klubi bashkë me Konen, menaxherin Braçe.

Duke fol me një emision mjesi na thanë se Tirona nuk duhet të luajë as në kampionatin shqiptar dhe as në Kupat e Europës për borxhet ndaj Metushit. I boj thirrje bixhozxhiut Zalla dhe bibilushit Braçe që të maten mirë kur folin për Tironën ene mos të tremen nga ecuria e ekipit tonë të zemrës, Tironës. Se prap do të marrin atë që meritojnë dhe kon mor gjithmonë ka ne….”/newsport/