Sunday, January 25, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETiranës i mjafton një gol ndaj Flamurtarit, Teuta barazon në minutën e...

Tiranës i mjafton një gol ndaj Flamurtarit, Teuta barazon në minutën e 102-të me Vorën

Kanë përfunduar një prej dy ndeshjeve të para para të ditës së sotme, të vlefshme për javën e 21-të të Superiores. Në këto dy sfida u shënua një total prej 3 golash.

Tirana ia doli që të triumfonte në shtëpi përballë Flamurtarit me rezultatin 1-0, falë golit të sulmuesit sllovak Myslovic. Kështu, bardheblutë shkojnë në kuotën e 17 pikë në vendin e fundit, me 1 pikë më pak se Flamurtari i 9-ti dhe 2 më pak se Bylis i 8-ti.

Në krahun tjetër, Vora barazoi 1-1 me Teutën. Për vorakët shënoi Kasalla në minutën e 26-të, ndërsa për durrsakët rrugën e rrjetës e gjeti me penallti Maçolli në të 112-tën, duke shkaktuar edhe braktisjen e ndeshjes nga lojtarët e Vorës për disa minuta.

Kështu, Vora me 24 pikë mbetet në vendin e 7-të. Ndërsa Tetua me 3 pikë më shumë, vazhdon të jetë në vendin e 5-të të renditjes.

Tirana 1 – 0 Flamurtari (Myslovic 77′)

Teuta 1 – 1 Vora (Maçolli 90+12′ / Kasalla 26′)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments