Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETitullar stabël te VLLAZNIA, mesfushori i shkodranëve tregon “muskujt” dhe në ditë...

Titullar stabël te VLLAZNIA, mesfushori i shkodranëve tregon “muskujt” dhe në ditë pushimesh

Ardit Krymi është një nga lojtarët titullarë të skuadrës së Vllaznisë. Mesfushori ia ka dalë të fitojë një vend në 11-shen kryesore të trajnerit Thomas Brdariç.

Puna e palodhur në repartin e tij ka bërë që gjermani t’i besojë në këto 15 javë të luajtura në Kategorinë Superiore, teksa ai eshte titullar i vazhdueshem ne formacionin kuqeblu.

Sot, Krymi ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shfaqet në një palestër duke u stërvitur. Ai fillimisht po kryen nxehmjen në një pistë vrapimi, për të vijuar më tej me përgatitjen fizike.

Kujtojmë që Superiorja rinis në datë 15 janar dhe deri atëherë duhen edhe 3 javë. Trajneri Brdariç u ka dhene te gjithe lojtareve nje program individual stervitje deri me 3 janar dhe Krymi duket qarte se eshte duke e zbatuar ate.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments