Formacioni i dyte i Vllaznise sot ka zhgenjyer ne ndeshjen e kupes ndaj Laberise. Ndonese konsiderohej nje ndeshje praktikisht e lehte, kuqeblute jane mundur 2-0 nga nje skuader e kategorise se dyte.

Dhe te mos harrojme qe ne fushe ekipi shkodran ka hedhur lojtaret te cilet pretendojne per nje vend titullari ne formacionin e pare.

Por nderkohe lojtaret e 11-shes se pare, siç kemi bere te ditur, sot kane qendruar ne Shkoder, aty ku kane zhvilluar stervitje nen drejtimin e zevendestrajnerit Plori.

Siç e tregon edhe kjo foto e bere gjate kesaj seance, ata duken te kenaqur dhe te lumtur dhe ne fakt duhet te jene te tille sepse per momentin, formacionin nuk mund t’ua marre kush. Nese deri sot, shumekush ka menduar se ne formacionin baze mund te kishte vend edhe per te tjere lojtare, tani ata mendojne ndryshe.

Megjithate, ka qene nje ndeshje kupe dhe ndoshta edhe impenjimi i tyre nuk ka qene ne lartesine e duhur. Tek Vllaznia flitet se konkurrenca eshte e madhe per nje vend ne formacion dhe ne duam ta besojme kete gje./SHKODRA-SPORT.COM/