Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETitullari i Skënderbeut mbyll sezonin dhe humbet finalen me Vllazninë

Titullari i Skënderbeut mbyll sezonin dhe humbet finalen me Vllazninë

Migen Memelli ka marrë një lajm jo të mirë te Skënderbeu. Pasi siguruan mbijetesën në Superligë, një ndër titullarët e skuadrës ka mbyllur sezonin.

Bëhet fjalë për Elvi Berishën, 22 vjeçarin fierak që ka luajtur 30 ndeshje në Superligë këtë sezon. Një dëmtim e mbajti jashtë lojtarin për disa javë, teksa nuk ia ka dalë të rikuperohet.

Pas ndeshjes së fundit në Superligë me Tiranën që do luhet të mërkurë në 17:00, bardhekuqtë e Memellit do mendojnë për finalen e Kupës së Shqipërisë.

Me Berishën jashtë, Skënderbeu ka edhe problemin e Mensah, teksa sulmuesi qëndron jashtë prej dëmtimit dhe nuk dihet nëse do rikuperohet ose jo. Finalja e Kupës me Vllazninë luhet në 30 maj në 19:00, në stadiumin “Air Albania”./newsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments