Bajerni i Mynihut ishte vetëm 1 fitore larg titullit kampion. Leipsigu u hoqi mundësinë e festës djemve të Kovaçit dhe e shtyu në javën e fundit të kampionatit.
Megjithatë, të gjithë mendonin se bavarezët do të festonin ditën e djeshme, pasi Leispigu e ka siguruar vendin e tretë dhe nuk ka më objektiva. Këtë e mendonte edhe policia vendase.
Në një postim në “Facebook” pas takimit ata shkruanin: “Kampionët gjermanë përsëri Bajerni? E pra, urime”. Megjithatë kjo u fshi shumë shpejt dhe u korrigjua menjëherë pasi u kuptua se Bajerni nuk ishte edne matematikisht kampion.
“Do të kishim gëzim të madh të festonim këtë fundjavë, por për fat të keq nuk ia dolëm”, shkruajti përsëri policia bavareze në postimin e saj. Kujtojmë se në javën e fundit të kampionatit Bajernit i mjafton edhe një barazim për të mbyllur llogaritë me titullin, pasi edhe në rast të barazimit të pikëve me Dortmundin, kampionët e gjermanisë janë përara me golavarazh.