Thursday, March 26, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLTjetër bashkëpunim i nisur nga Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër

Tjetër bashkëpunim i nisur nga Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër

Tjetër bashkëpunim i nisur nga Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër. Pas atij me Zyrën Arsimore Vendore, sot drejtuesit e saj kanë arritur marrëveshje me një tjetër partnet. Bëhet fjalë për Shoqatën “The Door Albania”, me të cilën mesa duket do të bashkëpunohet për krijimin e grupit të vullnetarëve.

Një gjë e tillë bëhet e ditur përmes një postimi të shpërndarë nga vetë Shoqata Rajonale e cila në faqen e saj shkruan:

“Me shumë kënaqësi zyrtarizojmë një tjetër bashkëpunim të rëndësishëm!

Në kuadër të krijimit të grupit të vullnetarëve dhe forcimit të bashkëpunimit me institucionet partnere, Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër ka nisur bashkëpunimin me z. Kastriot Faci, administrator i NN The Door Albania.

Ky partneritet është një hap i rëndësishëm për të fuqizuar aktivitetet tona dhe për të krijuar më shumë mundësi për të rinjtë në komunitet Së bashku për më shumë zhvillim, energji dhe pasion për futbollin!”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments