Vellaznimi i Gjakoves vazhdon te fitoje e te kryesoje me merite renditjen e grupit A te Liges se Pare ne Kosove. Nje ecuri qe i ka bere optimist te gjithe se kjo skuader ne fund te sezonit do te ngjitet ne Superlige.

Pasditen e sotme, Vellaznimi ka arritur te fitoje ne transferte ndaj ekipit Drenasi me rezultatin 2-1. Me kete fitore, ai eshte ngjitur ne kuoten e 16 pikeve pas 6 javesh kampionat.

Ne keto 6 jave, Vellaznimi ka arritur te marre 5 fitore dhe 1 barazim, nderkohe qe ende nuk e njeh shijen e humbjes, ndersa golaverazhi i saj eshte 11 gola te shenuar dhe vetem 2 te pesuar.

Duhet thene se nje rol te rendesishem ne ecurine e kesaj skuadre po luajne edhe tre futbollistet shkodrane qe jane pjese e saj. Behet fjale pikerisht per portierin Zamir Vjerdha, mbrojtesin Antonio Marku dhe sulmuesin Donat Toma.

Madje, duhet thene se Marku eshte edhe kapiteni i kesaj skuadre. Vleresimi per te tre futbollistet shkodrane eshte maksimal jo vetem nga stafi teknik e drejtuesit e Vellaznimit por edhe nga tifozet gjakovare qe i vleresojne jashtezakonisht shume per ate se çfare ata po japin ne fushen e lojes./SHKODRA-SPORT.COM/