Tjeter fitore per Vllaznia U19 e cila tashme eshte ngjitur ne vendin e dyte, por nese gjerat shkojne ashtu si duhet, kuqeblute te dielen mund te kapin kreun e renditjes.

Diten e djeshme, skuadra e drejtuar nga trajneri Vioresin Sinani kane fituar me rezultatin 2-0 ndaj Laçit ne ndeshjen e prapambetur te javes se 10-te te kampionatit.

Takimi ka nisur me nje 11-meterdh te akorduar per ekipin shkodran qe ne minuten e 3-te, por nga pika e bardhe futbollisti Paolo Pjeshka nuk eshte treguar i sakte duke shperdoruar nje mundesi te mire shenimi. Si rrjedhoje pjesa e pare u mbyll ne barazim 0-0.

Nderkohe po ne minuten e 3-te te pjeses se dyte, Vllaznia U19 do te gjente me ne fund golin pas shume mundesish te shperdoruara. Ka qene futbollisti Alvaro Mujashi ai qe ka zhbllokuar rezultatin.

Pak para fundit do te vinte edhe goli i dyte me autor Antonio Delajn qe do te mbyllte edhe ndeshjen ne shifrat 2-0. Pas kesaj ndeshje, Vllaznia U19 eshte ngjitur ne kuoten e 26 pikeve dhe mban vendin e dyte pas Partizanit qe kryeson renditjen me dy pike me shume.

Ekipi shkodran nderkohe te dielen do te luaje edhe nje tjeter ndeshje te prapambetur, ate me KF Shkodra dhe ne rast fitoreje, do te ngjitet ne vendin e pare te renditjes./SHKODRA-SPORT.COM/