Tjeter gol nga sulmuesi shkodran Ndue Mujeci ne kampionatin malazez te futbollit. Ne ndeshjen e djeshme ndaj OFK Petrovac, ai ka shenuar ne minuten e 86-te golin e dyte per skuadren e tij duke vulosur fitoren e saj.

Ndeshja ka qene e vlefshme per javen e 16-te te kampionatit te ketij vendi dhe me kete fitore 2-0 ekipi i sulmuesit shkodran Jezero eshte ngjitur ne kuoten e 22 pikeve de mban gjashte ne renditje.

Megjithate Jezero eshte vetem nje pike larg Zetes se vendit te trete, vend ky qe shkon ne Kupat e Europes dhe padyshim qe ky do te jete objektivi i saj per t’u arritur ne ndeshjet e ardhshme.

Dhe objektivi mund te arrihet, fale dhe formes se mire dhe golave qe po shenon shkodrani Mujeci. Goli i djeshem i tij ka qene i treti per te ne kete kampionat, por me siguri qe do te kete edhe shume te tjere pas tij sepse nga java ne jave po pershtatet gjithnje e me mire me futbollin malazez me te cilin po luan per here te pare kete sezon./SHKODRA-SPORT.COM/