HomeSHKODRANET NEPER BOTETjetër gol për Salihin. Sot shënoi ndaj skuadrës së vendit të parë

Tjetër gol për Salihin. Sot shënoi ndaj skuadrës së vendit të parë

Pas suksesit të djeshëm të Xhevahir Sukajt që ka shënuar gol dhe më pas ka ngritur trofeun e Kupës së Iranit, një tjetër sulmues shkodran ka shënuar sot. Bëhet fjalë për Hamdi Salihin. Ai ka kontribuar në fitoren e skuadrës së tij Jiangsu Sainty në ndeshjen që ajo ka zhvilluar me Guangzhou që mbante vendin e parë në renditje dhe që në tetë javë kampionat nuk kishte njohur humbje. Humbja e parë kësisoj i ka ardhur nga Jiangsu dhe rol të rëndësishëm për arritjen e saj ka dhënë edhe Salihi. Ai ka shënuar golin e parë të ndeshjes që në minutën e 11-të të saj.


Pjesa e parë është mbyllur me këtë rezultat. Në të dytën është shënuar edhe një gol tjetër nga Eleislon në minutën e 75-të dhe në shifrat 2-0 është mbyllur krejt ndeshja. Me fitoren e sotme, Jiangsu është ngjitur në kuotën e 8 pikëve duke përmirësuar disi renditjen dhe nisjen jo të mirë që i ka bërë kampionatit. Megjithatë Salihi po e bën siç duhet punën e tij. Ai ka shënuar bashkë me golin e sotëm tre të tillë duke qenë shënuesi më i mirë i skuadrës. Sulmuesi i kombëtares shqiptare në këtë mënyrë vazhdon të jetë i suksesshëm kudo që shkon duke qenë i lindur për të shënuar dhe këtë po e bën në mënyrën e duhur edhe në Kinën e largët.
www.shkodrasport.com

 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments