HomeKRYESORETjetër lajm i mirë për shkodranin e Napolit Elseid Hysaj

Tjetër lajm i mirë për shkodranin e Napolit Elseid Hysaj

Mbrojtësi i krahut të skuadra e Napolit, Elseid Hysaj ka qenë jo pak herë në qendër të kritikave nga media apo specialistët për paraqitjet e tij, ardhur nga fakti i ndryshimit të pozicionit.

Por, një gjë e tillë nuk e ka shqetësuar aspak shqiptarin, që ka vazhduar përpara dhe i ka kthyer përgjigje kritikëve me paraqitjet e tij në fushën e lojës.

Pas fitores së Napolit ndaj Lacios, ku Hysaj tregoi një formë shumë të mirë, kanë vërshuar edhe komentet pozitive në drejtim të tij nga tifozët që deri dje mendonin se ai nuk kishte vend në ekipin e tyre.

Gjithashtu mediat italiane e kanë vendosur shqiptarin në formacionin më të mirë të javës në Seria A. Ai ka përbërë repartin e mbrojtjes, së bashku me Chielinin, Nkolou dhe Kolarovin. /EDS/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments