HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETjetër mungesë për Vllazninë. Edhe braziliani Hygor nuk do të jetë ndaj...

Tjetër mungesë për Vllazninë. Edhe braziliani Hygor nuk do të jetë ndaj Tiranës

Behar Ramadani do te mungoje serish e po ashtu neser do te mungoje edhe Herald Marku, duke e çuar ne dy numrin e mungesave te sigurta te Vllaznise per sfiden e rradhes, ate qe do te luaje ndaj Tiranes ne stadiumin “Selman Stermasi” pasditen e se premtes.

Por dy lojtaret e mesiperm nuk do te jene mungesat e vetme te kuqebluve ne kete sfide te rendesishme. Perpos tyre i gatshem per kete ndeshje nuk do te jete as mesfushori brazilian Hygor Guimaraes Gonçalves.

Ky i fundit nuk eshte stervitur me ekipin gjate ketyre dy diteve dhe per rrjedhoje nuk ka udhetuar me ekipin drejt kryeqytetit per te qene i gatshem per sfiden me bardheblute.

Kuptohet qe edhe mungesa e tij do te krijoje probleme per stafin teknik sepse duhet menduar edhe per zevendesimin e tij ashtu si dhe per Markun ne krahun e majte te mbrojtjes. Tashme mbetet per t’u pare se çfare zgjidhje do te mendoje trajneri Dedja per ndertimin e formacionit me te cilin do te synoje te marre pike ndaj Tiranes.
www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments