Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESORETjetër paraqitje e mirë e portierit shkodran Gabriel Guri si titullar me...

Tjetër paraqitje e mirë e portierit shkodran Gabriel Guri si titullar me Sassuolon

Shkruar nga Gjergj KOLA

Paraqitja e mirë në ndeshjen e javës së kaluar ndaj Bolonjës, ka bërë që stafi teknik i ekipit Sassuolo U20 t’ia besojë sërish vendin e titullarit portierit nga Shqipëria Gabriel Guri. Dhe si rrjedhojë në ndeshjen e sotme në transfertë ndaj Frosinones, 19 vjeçari nga Velipoja ka bërë një paraqitje shumë të mirë.

Si rrjedhojë me pritjet e tij ai e ka mbajtur portën të paprekur në këtë sfidë që u mbyll në shifrat e barabarta 0-0. Duke iu referuar komenteve të mediave italiane, dallon qartë se Guri ka qenë vendimtar me pritjet e tij në disa momente. Me këtë skuadër siç duhet luan edhe shkodrani tjetër, sulmuesi Gabriel Kulla.

Kjo ishte ndeshja e tij e tretë si titullar me ekipin e të rinjve të Sassuolos për ish- portierin e Adës dhe Murlanit, por edhe PSG në Francë. Nisur nga paraqitjet e mira në dy ndeshjet e fundit, me siguri që Gabrieli do të vijojë të jetë titullar edhe në ndeshjet e ardhshme sepse ai e ka fituar besimin e stafit teknik.

Kujtojmë që ky është sezoni i tij i parë me Sassuolon dhe gjërat po shkojnë ashtu si duhet. Në jo pak seanca, portieri shkodran është stërvitur edhe me ekipin e parë dhe ky është një tregues se drejtuesit e tij e kanë në vëmendje shtatëlartin i cili ka qenë edhe pjesë e ekipeve kombëtare kuqezi dhe pret të rikthehet sërish me ta.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments