Valon Berisha mund të jetë shqiptar i dytë që mund të largohet nga Lacio. I afruar nga Salzburg për një shifër rreth 8 milionë euro, mesfushori nuk është përshtatur shumë me kampionatin italia, por edhe dëmtimet e shpeshta e kanë penguar të tregojë aftësit e tij.
Drejtori Igli Tare po kërkon të gjej një skuadër të re për lojtarin pasi edhe ai vetë dëshiron të jetë në formë për ndeshjet e Kosovës apo edhe një kualifikim të mundshëm në Euro 2020.
Trajneri Inzahi nuk e preferon shumë futbollistin shqiptar që tashmë po mendon largimin me ofertat që nuk mungojnë.
Janë disa skuadra në Serie A që këtkojnë shërbimet e tij dhe Hellas Verona mund të jetë një prej tyre pasi Lacio kërkon shkëmbimin me Marash Kumbullën.
Muaji janar pritet të jetë I nxehtë për Valon Berishën pasi mund të ndyshojë destinacion./newsport/


