Kupa e Shqipërisë në çiklizëm që u zhvillua për dy ditë me rradhë në qytetin e Korçës, ka dhuruar një tjetër paraqitje të mirë të çiklistëve shkodranë dhe ekipit të Vllaznisë. Në të dy etapat e kësaj Kupe, ka spikatur çiklisti i ri i talentuar Servet Kastrati që zuri dy vende të para në kategorinë e kadetëve.

Po ashtu, ka spikatur edhe çiklisti tjetër Gjergj Zefi , i cili në të dy etapat është renditur i treti dhe është ngjitur në podium në mes më të mirëve të këtij aktiviteti ne kategorine e te rriturve.

Për trajnerin Leonat Kola, këto suksese janë frut i punës së bërë, por nga ana tjetër ka ngritur shqetësimin e largimit të shumë sportistëve për shkak të arsyeve financiare duke krijuar një problem të madh për vazhdimësinë.

Pas garave të Kupës së Shqipërisë, tashmë çiklistët e Vllaznisë do të përgatiten për ato të kampionatit kombëtar që do të zhvillohen brenda pak ditësh dhe ku do të synojnë të jenë sërish të suksesshëm./SHKODRA-SPORT.COM/