Toni Kroos ka rindezur debatin rreth Vinicius me komentet e bëra si komentator. Ai u shpreh i kupton kritikat në rritje ndaj brazilianit, me të cilin ndau gjashtë sezone në Reali i Madridit.sdfggsGjermani, i cili u tërhoq vitin e kaluar nga futbolli i luajtur, kujtoi se sjellja e Viniciusit, gjestet e tij teatrale, provokimet dhe përplasjet e vazhdueshme me kundërshtarët dhe tifozët e shqetësonin që kur të dy ishin në fushë.
“Në atë kohë, i thashë shumë herë se e kishim duruar mjaft, sepse ne kishim ndjesinë se, për shkak të sjelljes së tij, skuadra përfundote duke vuajtur. Është e kuptueshme që ai mund të bezdisë një kundërshtar, një gjyqtar ose turmën”, deklaroi Toni Kros.
Ai shpjegoi se këto tensione nuk ishin të kufizuara vetëm në nivelin individual, por ndikuan edhe në performancën e ekipit. Sipas ish-mesfushorit, ndjenja brenda dhomës së zhveshjes ishte e qartë.
“Si ekip, ke përshtypjen se gjithçka po funksionon kundër grupit për shkak të asaj që po ndodh përreth tij”.
Për fituesin e Kupës së Botës 2014, konfliktet rreth Vinit po e shpërqendronin vëmendjen dhe po e ndërlikonin punën e pjesës tjetër të ekipit. Gjermani shtoi se shpesh ishte përpjekur ta qetësonte sulmuesin gjatë ndeshjeve për të mbrojtur si vrullin e ekipit ashtu edhe lojën e vetë brazilianit.
“Kam provuar shumë herë ta qetësoj në fushë, veçanërisht që të mos humbiste qetësinë, sepse ndonjëherë ndodhte kjo. Gjithmonë i thoja: ‘Je aq i mirë sa nuk ke nevojë për të gjitha këto’”. Këto fjalë vijnë pas disa polemikave, si në “El Clasico”, ku reagimi i tij ndaj zëvendësimit gjeneroi një breshëri kritikash përpara se të kërkonte falje publike. Megjithatë nuk është hera e parë që Vinicius ka qenë në qendër të kritikave.
Një lloj si bashkëkombasi i tij Neimar, Vini është duke humbur respektin e tifozëve dhe në të njëtën kohë ngadalë, ngadalë, por merr mos pëlimin e tyre sidomos përsa i përket simulimeve dhe gjesteve në lojë. Aq i vërtetë është ky fakt sa që edhe arbitrat e ndeshjeve kanë nisur të tregohen shumë të matur në dhënjen e faulleve kundër Viniciusit, madje edhe kur sulmuesi ka pasur të drejtë.







