Sipas yllit belg të Chelsea, Eden Hazard, Luka Modric do ta fitojë Topin e Artë.
Modric, 33 vjeç, shihet si favoriti që do t’i japë fund dominimit të Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi në marrjen e këtij çmimi.
Kapiteni i Kroacisë, e dërgoi kombëtaren e tij në finalen e Kupës së Botës pasi ndihmoi Real Madrid-in të triumfonte në edicionin e fundit të Champions League.
Hazard, një prej kandidatëve për ta fituar këtë çmim, ka thënë se Modric, i cili muajin e kaluar u shpall “Lojtari më i Mirë” nga FIFA, do ta meritonte më shumë se të tjerët.
“Nuk mendoj se do ta fitoj unë. Për mendimin tim, Modric e meriton atë,” ka thënë ylli i Chelsea në konferencë për shtyp.
“Janë tre ose katër lojtarë në garë. Mund të them (mbrojtësi i Francës dhe Real Madrid) Raphael Varane, sepse edhe ai fitoi shumë. Edhe unë e meritoj”.
“Por mendoj se Modric do ta fitojë. Ky do të jetë një shpërblim për sezonin fantastik që bëri në Champions League dhe Kupën e Botës”.