Saturday, January 10, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETradita ndeshjeve shtëpiake, Vllaznia kërkon përmirësim kundër Pogradecit

Tradita ndeshjeve shtëpiake, Vllaznia kërkon përmirësim kundër Pogradecit

Shkruar nga Endri ÇINARI

Vllaznia po zhvillon një sezon shumë pozitiv në ndeshjet e luajtura në stadiumin “Loro Boriçi”, duke u shndërruar në një nga skuadrat më të forta të kampionatit përballë tifozëve të saj. Kuqeblutë kanë grumbulluar plot 22 pikë në ndeshjet shtëpiake gjatë sezonit 2025-26, një tregues i qartë i vazhdimësisë dhe stabilitetit që ekipi shkodran ka ndërtuar në shtëpi.

Statistikat flasin qartë edhe në aspektin ofensiv dhe defensiv. Vllaznia ka arritur të shënojë 22 gola në ndeshjet e zhvilluara në Shkodër, ndërsa ka pësuar vetëm 6, duke treguar një ekuilibër të shkëlqyer mes repartit të sulmit dhe atij mbrojtës. Presioni i vazhdueshëm dhe organizimi taktik kanë qenë armët kryesore të kuqebluve në fushën e tyre.

Në bilancin e rezultateve, Vllaznia numëron 7 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje. Një ndalesë pa fitore ka qenë barazimi 1-1 përballë Bylisit, ndërsa disfata e vetme ka ardhur ndaj Teutës me shifrat minimale 0-1. Megjithatë, këto rezultate nuk e kanë lëkundur besimin e skuadrës, e cila vazhdon të jetë ndër më konstantet në ndeshjet shtëpiake.

Tashmë vëmendja e Vllaznisë zhvendoset edhe te Kupa e Shqipërisë, ku kuqeblutë synojnë të thellojnë më tej këto statistika pozitive. Të shtunën, ekipi shkodran do të përballet me Pogradecin, në një ndeshje ku objektivi është i qartë: fitore dhe vazhdimësi. Me mbështetjen e tifozëve dhe formën aktuale, Vllaznia kërkon t’a shndërrojë edhe kompeticionin e kupës në një tjetër histori suksesi në shtëpi.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments