Lidhja e shume familjeve me emrin “Vllazni” eshte e veçante. Pjestare te tyre kane dhene kontribut per kete fanelle, ne rolin e lojtarit, trajnerit, drejtuesit apo dhe thjesht si tifoze.

E kur kjo tradite ruhet brez pas brezi, behet edhe me e veçante. Kjo video qe po publikojme me poshte, e tregon me se miri kete gje. Ne te eshte Liami, nipi i legjendes se futbollit shkodran dhe atij shqiptar, Ramazan Rragami.

Ai vertete ka lindur ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, por dashurine per Vllaznine e ka te madhe. E kjo shihet qarte edhe nga menyra si e kendon kengen e saj. Liami ka mberritur keto dite ne Shkoder dhe menjehere bashke me familjaret e tij i eshte drejtuar stadiumit per te mbeshtetur Vllaznine ne ndeshjen me Linfield.

Ndonese ne moshe te vogel, Liami me shallin kuqeblu ne qafe dhe duke kenduar kengen e Vllaznise, eshte munduar ne menyren e tij te beje tifo per skuadren te cilen gjyshi i tij ka dhene shume.

E si Liami duhet te jene te gjithe pasardhesit e familjeve sportive. Dashuria per kete skuader e per ngjyrat kuqeblu duhet te mbahen gjalle perjete sepse “Vllaznia asht dashni”./SHKODRA-SPORT.COM/