Një tragjedi ka tronditur futbollin portugez gjatë një ndeshjeje të Kupës Rajonale në Algarve. Nassur Bacem, mbrojtës i majtë i LGC Moncarapachense, skuadër e kategprisë së katërt, humbi jetën pas një rënie të papritur në fushë në minutën e 27-të të sfidës kundër Imortal DC.
Futbollisti 27-vjeçar pësoi një arrest kardiak të papritur dhe, pavarërsisht se dhe ndihma mjekësore u ofrua menjëherë nga stafi i të dyja ekipeve dhe shërbimet e emergjencës, humbi jetën. Përpjekjet për ta rikthyer në jetë rezultuan të pasuksesshme dhe vdekja u konfirmua direkt në vendngjarje.
Bacem kishte nisur karrierën te sektori i të rinjve i Sporting Braga-s, përpara se të vazhdonte në kampionatet kombëtare. Lajmi për humbjen e tij ka tronditur jo vetëm komunitetin futbollistik lokal, por edhe më gjerë.
Klubi LGC Moncarapachense konfirmoi ngjarjen përmes një njoftimi zyrtar, duke e përshkruar momentin si një “trishtim të thellë” dhe duke ftuar tifozët dhe gjithë komunitetin futbollistik të qëndrojnë pranë familjes së lojtarit në këtë kohë


