Pasditen e sotme ekipi i Vllaznise ka zhvilluar seancen stervitore te rradhes, e cila kete here eshte bere ne tapetin e stadiumit “Loro Boriçi”.
Perpara fillimit te kesaj seance, ashtu siç ndodh zakonisht sa here qe vjen nje futbollist i ri, trajneri Brdariç e prezanton ate para skuadres.
Keshtu ka ndodhur edhe sot me prezantimin e blerjes me te re te Vllaznise, mesfushorit boshnjak Elvedin Heriç. Tekniku gjermano- kroat i ka vendosur doren ne dore lojtarit te sapoardhur dhe i ka uruar suksese me fanellen kuqeblu.
Edhe vete futbollistet me ne krye kapitenin Gurishta i kane uruar suksese kolegut te tyre duke shpresuar qe te gjithe sebashku te zhvillojne nje sezon te mire e te suksesshem./SHKODRA-SPORT.COM/