Të flasësh pas një humbje në derbi nuk është kurrë e thjeshtë. Partizani u mposht 1-2 nga Tirana, vendi i parë është 15 pikë larg dhe trajneri Ilir Daja dha sinjale largimi. Skuadra duket se nuk po e ndjek më dhe natyrshëm janari mund ta gjejë skuadrën e kuqe me një trajner të ri në stol.
Sipas dosja.al, mësohet se tekniku e ka mbyllur me të kuqtë, ndërkohë që nesër rifillon stërvitja dhe skuadra do të drejtohet nga trajneri i Partizani U-21 Dritan Mehmeti i cili ishte zëvendes trajner në vitin kur Partizani u shpall kampion.
Nuk dihet nëse Mehmeti do të emërohet përgjithmonë apo do të jetë përkohësisht, megjithatë në orët në vijim pritet të dali Klubi më një komunikatë zyrtare.
Nese largimi i Dajes zyrtarizohet, me shume mundesi qe drejtuesit do te mendojne per kandidaturen me te mundshme qe do ta nxirrte kete skuader nga gjendja ku ndodhet sepse ne kete menyre ajo po rrezikon gjithe sezonin.