Tek Veleçiku puna per forcimin e ekipit me lojtare te tjere, vazhdon. Pas akordit te arritur pak dite me pare me Valdano Nimani, sulmuesin me shume pervoje, drejtuesit koplikas duket se kane arritur akordin edhe me dy futbolliste te tjere.

Ata do te vijne nga Vllaznia dhe me shume mundesi do te jene te huazuar ngaqe jane nen kontrate afatgjate me klubin shkodran. Nje gje e tille eshte konfirmuar nga trajneri i Veleçikut Besnik Duli ne nje prononcim te dhene per “sportekspres.com” kur ka thene:

“Puna jonë me skuadrën ka nisur që në datën 4 janar, ku i gjithë grupi i cili mbylli 14 ndeshjet e para të kampionatit, ka qenë i gatshëm në këto ditë. Por ne tashmë i quajmë të Veleçikut tre futbollistët që kanë qenë pjesë e Vllaznisë: Nimanin, Rajçeviç dhe Pusin.

Forca jonë është grupi, dhe së bashku do të mundohemi që skuadra të renditet në pesë të parat në fundin e fazës së dytë, sepse faza e tretë do të jetë më e vështirë në pesë të dytat e grupit”.

Nuk perjashtohet mundesia qe ne ditet e ardhshme te kete te tjere lojtare qe do t’i bashkohen kesaj skuadre, objektivi i se ciles eshte qendrimi ne kategorine e pare.
© shkodrasport.com