Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETrajneri Gjoka në orën 11.00 para gazetarëve në konferencë për shtyp

Trajneri Gjoka në orën 11.00 para gazetarëve në konferencë për shtyp

Tradita e zakonshme e komunikimit të trajnerit Ernest Gjoka me gazetarët në prag të çdo ndeshje, do të vijojë edhe sot me konferencën e rradhës për shtyp që klubi Vllaznia ka organizuar. Në orën 11.00, numri 1 i pankinës kuqeblu do të jetë para kamerave për të shpjeguar gjendjen e skuadrës, objektivin, problematikat dhe shumë gjëra të tjera që kanë të bëjnë me këtë ndeshje. Ndeshje e cila në fakt konsiderohet shumë delikate ngaqë është e para e këtij viti dhe ajo mund të vendosë shumë gjëra për vazhdimësinë.

Për më tepër, do të mësoni nga shprehjet e trajnerit Gjoka në lidhje me këtë takim ku ai do të luajë ndaj ish- skuadrës së tij me të cilën një sezon më parë arriti suksesin më të madh të karrierës, shpalljen kampion i Shqipërisë.
© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments