Napoli mori një fitore shumë të rëndësishme në ditën e djeshme teksa mposhti në transfertë Fiorentinën me rezultatin 0-2 dhe në këtë formë ruan vendin e katërt që të dërgon në Champions sezonin e ardhshëm.
Të kaltrit e zhbllokuan ndeshjen vetëm në pjesën e dytë falë një 11-metërshi të fituar nga ana e Amir Rrahmanit, i cili u rrëzua në zonë pasi u mbajt nga fanella.
Këtë moment e ka diskutuar edhe trajneri i vjollcëve, Iakini, i cili shprehet se Rrahmani e ekzagjëroi me hedhjen.
“Penalltia e Napolit? Fanella vetëm sa u mbajt pak, por hedhja e lojtarit e bëri të dukej sikur kishte shumë tërheqje. Këto janë vlerësimet e arbitrave, por na vjen keq sepse ishte një episod vendimtar”, u shpreh Iakini. /VipSport/