Futbollisti shkodran Erald Lakti duket se ka fituar shumë besimin e trajnerit të Primaverës së Fiorentinës, Emiliano Bixhika i cili ka folur para mediave dhe mes të tjerash ka theksuar dëshirën e Laktit për të luajtur.

Kapiteni i Fiorentinës dhe njëkohësisht mesfushorit i të rinjve të Shqipërisë, pak ditë më parë ka kryer një operacion për apendicitin dhe i duhet pak kohë për t’u rikthyer sërish në fushë.

Pavarësisht kësaj ndërhyrjeje, vetë trajneri ka zbuluar se Lakti ka dëshirë që të luajë edhe në atë gjendje, duke e këshilluar që të kujdeset fillimisht për gjendjen e tij shëndetësore.

“Lakti ishte i dëmtuar dhe u operua gati 3 javë më parë. Ai është një luftëtar dhe dëshiron të luajë edhe në atë gjendje, por duhet t’i kushtohet më shumë rëndësi shëndetit. Të martën, besoj se do të jetë në dispozicion”, tha trajneri i skuadrës violë. /VipSport/