Napoli tentoi me të gjitha mënyrat për të kaluar në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve, por ndaj Milanit nuk ia doli. Madje, as tifozët nuk arritën të linin pa gjumë kundërshtarin, pavarësisht se e kaluan natën poshtë hotelit duke plasur fishekzjarrë.

Në përfundim të ndeshjes, trajneri i kuqezinjve ka ironizuar me Napolin, duke i vënë në dukje edhe gjestet e një nate më parë. I pyetur nga gazetarët nëse ka pasur gjumë, Pioli u shpreh se priste më shumë festë ndërkohë që u ndal edhe te gjysmëfinalja.

“Gjumë? Zakonisht unë fle herët dhe zgjohem herë, por në fakt këtë herë po prisja që të kishte më shumë fishekzjarrë të bukura.

Gjysmëfinalja? Unë në Champions dua ekipe me të cilat nuk kam luajtur më parë. Nëse do të jetë Interi, do të ketë një javë intensive”, u shpreh Pioli.