Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETrajneri i njohur i thur elozhe Edon Hasanit: Lojtari më i mirë...

Trajneri i njohur i thur elozhe Edon Hasanit: Lojtari më i mirë i dekadës së fundit

Edon Hasani po stërvitet në mënyrë individuale në kryeqytet nën mbikëqyrjen e trajnerit Roland Peqini. Mesfushori shkodran prej muajsh qëndron jashtë fushës së blertë pas ndërhyrjes kirurgjikale në gju.

Prej kohësh ka nisur fazën e riaftësimit, ndërsa së fundmi ka filluar vrapimet dhe lëvizjen me top. Në një foto të postuar nga Roland Peqini bie në sy komenti i Gerd Haxhiut.

Ky i fundit i thur elozhe shkodranit duke shkruar: “Edoni, një nga lojtarët më të mirë të dekadës së fundit”.

Kujtojmë që në sezonin që lamë pas, Edon Hasani ishte pjesë e Ankara në kampionatin turk, por dëmtimi në gju e penalizoi duke e lënë shumë kohë jashtë fushës së blertë.

Ai është rikthyer në Shqipëri dhe në ditët në vijim pritet të shihet se ku mund të jetë e ardhmja e tij. Në fillim të muajit shkurt, 28-vjeçari do të jetë i gatshëm për të dhënë kontributin e tij në fushë./newsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments