Merkato e futbollistëve gjatë kësaj vere parashikohet të jetë e ndezur edhe pse shumë klube kanë bërë të qartë se kriza ekonomike si pasojë e pandemisë, do të kufizojë mundësitë e tyre për të bërë merkato.

Por ndryshimet e trajnerëve i detyrojnë që të bëjnë sakrifica të rëndësishme për të kënaqur emrat e rinj që shuam kanë në pankinë dhe një prej tyre është edhe Bajern Mynih.

Nga klubi bavarez këtë verë do të largohen Havi Martinez e David Alaba, ndaj trajneri i ri, Julian Nagelsman ka kërkuar përforcime, në mënyrë që skuadra e tij të jetë konkurruese jo vetëm në Gjermani ku ka dominim absolut, por edhe në Europë.

Trajneri ka kërkuar një emër si prioritet për skuadrën e tij, Ashraf Hakimin.

Mbrojtësi është i njohur në Gjermani ku ka shkëlqyer me Borusia Dortmund para se t’i bashkohej Interit. Bavarezët kanë gati t’i bëjnë një ofertë të parefuzueshme atij, duke e vlerësuar si pjesë thelbësore të ciklit të ri që do të ndërtojë Nagelsman.

Për momentin Interi është gati të bllokojë gjithçka, por në kohë krize e me një ofertë të rëndësishme, çdo lojtar i zikaltërve vlerësohet në shitje e këtu nuk bën përjashtim as Hakimi. /vipsport/