Pas fitores me Tiranen, Vllaznia e basketbollit te meshkujve nuk do te kete kohe “te marre fryme”. Kjo ngaqe neser pasdite ajo do te luaje ne Rozhaje te Malit te Zi ndeshjen e rradhes te Liges Ballkanike, ate ndaj ekipit vendas Ibar.
Ne prag te ketij takimi, trajneri Vladimir Ivankoviç ka dale para gazetareve ne nje konference per shtyp teksa ka folur per fitoren e se shtunes ndaj Tiranes, por edhe per takimin e neserm dhe ate te se shtunes per kampionat ndaj Teutes.
“Është një eksperiencë e bukur këtu në Shkodër, pas një periudhe prej më shumë se 1 viti në Islandë. Kur erdha këtu, ekipi nuk ishte mirë moralisht. Ishte si një gotë e th.yer dhe duhej që këto co.pa të bëhen bashkë. Kemi bërë 15 orë udhëtim në Bullgari dhe ishte ditë ndeshje.
Siç e keni parë edhe ju kam aktivizuar të gjithë lojtarët në të dyja ndeshjet. Shumë trajnerë thonë që kjo është e pa.mundur, por mund të them se të gjithë lojtarët e meritojnë të luajnë dhe do të vazhdojë këtë rrugë. Të gjithë mund të kontribuojnë për skuadren. Ju e patë edhe ndaj Tiranës që lojtari më i mirë Perine luajti vetëm 15 minuta dhe fituam 33 pikë diferencë.
Gjithashtu, Faslija nuk kishte luajtur shumë në ndeshjet e mëparshme, por në kryeqytet luajti 15 minuta dhe kemi bërë diferencën. Më e rëndësishmja është që lojtarët dhanë maksimumin në fushë.” – tha fillimisht Ivankoviç.
Ndersa ne lidhje me takimin e neserm ndaj Ibar eshte shprehur: “Skuadren nuk dua ta ng.arkoj shumë për këtë ndeshje. Lojtarët e mi kanë parë ndeshjet e kundërshtarit në shtëpi. Parimi im është të rrisimi nivelin e lojës. Ne duam të luajmë lojën që duam ne dhe të fitojmë ndeshjen. Nëse luajmë si ndaj Tiranës, nuk ka shumë ekipe që mund të mbajnë lojën tonë.”
Kurse per ndeshjen ndaj Teutës ka deklaruar: “Ne jemi ekipi më atletik në Shqipëri dhe nuk ka ekip që mund të na ndalë. Disa skuadra mund të kenë 5-shën më të mirë, por asnjë ekip nuk ka 12 lojtarë që mund të kontribuojnë dhe të japin maksimumin. Këtu kam ardhur për titullin kampion.”