Trajneri i Vllaznise Mirsad Jonuz eshte pare te jete shume i irrituar me arbitrat e ndeshjes ndaj Bylisit qe po luhet ne stadiumin “Loro Boriçi”, pjesa e pare e se ciles eshte mbyllur me fitoren 1-0 per miqte.
Goli i anulluar fillimisht dhe me me pas i cilesuar i rregullt nga arbitrat, ka sjelle irritimin e te gjitheve ne Shkoder. Jonuz eshte pare te jete shume i acaruar dhe Ziri eshte munduar te afrohet dhe ta sqaroje per ngaterrimin ne marrjen e vendimit, por kjo nuk ka zgjidhur gje.
Edhe ne fundin e pjeses se pare eshte perseritur enjejta gje. Tekniku maqedonas i eshte drejtuar mesit te fushes ku kane qene tre arbitrat dhe ka dashur te sqaroje disa gjera me ta.
Por ka nderhyre administratori Lici i cili ka qetesuar gjerat dhe palet i jane drejtuar dhomave te zhveshjes. Padyshim qe Jonuz duhet te ruaje nervat sepse per te e rendesishme eshte te udhezoje skuadren per te permbysur gjerat ne pjesen e dyte.
www.shkodrasport.com