Sfida e se henes ne Ballsh ndaj Bylisit konsiderohet shume e veshtire per Vllaznine, megjithate ne kampin shkodran ka besim se mund t’ia dalin te marrin pike. Madje trajneri Mirsad Jonuz ne prononcimin e tij per mediat ka deklaruar se objektivi i skuadren ne kete takim do te jete vetem fitorja e kesaj ndeshje.

“Padiskutim që do të udhëtojmë drejt Ballshit për ta fituar ndeshjen. Nuk e kemi mendjen tek barazimi, por do të synojmë të marrim tre pikët e të tregojmë se kemi pretendime si në kupë ashtu edhe në kampionat. Do të luajmë për gjithçka dhe me kontigjentin që kemi tani në dispozicioni, mund t’ia dalim”.

I pyetur se çfarë ka ndryshuar tek skuadra që e bën atë kaq optimist për sfidën ndaj ballshiotëve, trajneri I Vllaznisë përgjigjet:

Jemi optimistë për një rezultat pozitiv nesër sepse tashmë skuadra është më e fortë se më parë. Kanë ardhur lojtarë cilësorë me të cilët Vllaznia tashmë do të ketë mundësi edhe të bëjë ndryshime në formacion. Ardhja së fundi e Zhunior, do të shërbejë për mirë.

Ju e njihni atë, edhe unë mendoj se kemi të bëjmë me një lojtar cilësor dhe forma e tij duket e mirë prandaj do të startojë nga minuta e parë ndaj Bylisit. Ende nuk e kam vendosur si do të luajmë në këtë takim sepse çdo gjë varet edhe nga kundërshtari. Atyre do t’u mungojë Gundo, që është sulmuesi kryesor, por nuk duhet të kënaqemi me këtë fakt sepse kanë në dispozicion lojtarë të tjerë shumë të mirë. Janë një ekip kompakt që është e vështirë ta thyesh por ne do të tentojmë ta bëjmë këtë gjë”.
www.shkodrasport.com