Te Vllaznia, përforcimet në mbrojtje do të jenë parësore momentalisht. Nga ky repart kanë mbetur pak futbollistë nga sezoni i kaluar dhe do të kërkohet që të afrohen të paktën edhe 1-2 mbrojtës, të cilët mund të mbajnë peshë në skuadër.

Kreu i pankinës së Vllaznisë, Mirel Josa pret përforcimet e nevojshme dhe deri në prag të Conference League, mund të ketë sërish afrime të tjera. Deshira e numrit 1 te pankines shkodrane eshte qe se paku keto perforcime te behen deri ne fund te kesaj jave.

Drejtuesit shkodranë janë fokusuar tek elementi ballkanas kryesisht, por duke mos hequr dorë edhe nga ndonjë futbollist me eksperiencë në Superiore, që tashmë është i lirë dhe kështu mund të firmosë për kuqeblutë.

Per stafin teknik skuadra duhet plotesuar sa me pare sepse realisht ka nevoje per te tjera nderhyrje, sidomos ne mbrojtje dhe ne sulm. Shpresat jane qe keto lojtare te vijne shpejt dhe t’i bashkohen pjeses tjeter te skuadres.
Maringlen ZHIVANI