HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETrajneri më i mirë i Superligës? Thomas Brdariç është njëri prej tyre

Trajneri më i mirë i Superligës? Thomas Brdariç është njëri prej tyre

Kush është trajneri më i mirë në Superiore? Kjo pyetje vazhdon që të marrë përgjigje të ndryshme në javë të ndryshme. Trajneri Brdariç që cilësohej si më i miri për shkakun e rezultateve, papritur mbërriti në pikën e shkarkimit.

Në këtë kampionat ku vendi i parë ndërron gjithmonë pronar, atëherë edhe emri i teknikut më të mirë nuk mund të jetë i njëjti. Në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”, Nevil Dede ka veçuar punën e Dajës.

“E ka ngritur shumë nivelin e ekipit, unë shikoj edhe ngritjen e Bitrit. A i ka marrë maksimumin? Këtë nuk mund ta them, por që ka bërë mirë shumë”.

Më pas ishte Starova që e ka shtruar ndryshe diskutimin: “Në rregull që flasim për Dajën, por kemi edhe të tjerë. Meritë të madhe ka Martini që është në vendin e parë. Meritë ka edhe trajneri i Vllaznisë, se ishin gati për ta çuar në shtëpi.

Edhe Memelli ka bërë punë fantastike në Korçë. Nëse e shpëton Skënderbeun do të ketë të njëjtën meritë si ai që fiton titullin”, tha Starova. /Sport Ekspres/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments