Vetem pak dite stervitje me ekipin e Laçit dhe menjehere ne formacion ne ndeshjen ndaj Kukesit. Djaloshit 19 vjeçar nga Kopliku Enis Çokaj ka qene per 90 minuta ne fushe dhe ka bere nje paraqitje te mire ndaj nje skuadre shume te mire si ajo kukesiane.

Por nderkohe, edhe trajneri Prenga e ka vleresuar paraqitjen e tij dhe ne nje prononcim per “sportekspres.com” eshte shprehur: “Jam shumë i kënaqur nga paraqitja që bëri Çokaj. Ai tregoi ato cilësi që ka. Po të mos besoja te cilësitë e tij, nuk e merrja. Këtu ai po punon shumë mirë dhe po vazhdoi kështu e ka një të ardhme të sigurt përpara”.

Laçi po spikat me faktin se po i beson futbollisteve te rinj ne moshe dhe trajneri Prenga ne prononcimin e tij ka folur edhe ne lidhje me kete fakt kur thote: “E kam thënë edhe më parë që nuk duam të bëjmë merkato se duhet bërë. Ekipin e kemi me plot çuna të rinj, të cilët kanë nevojë për minuta dhe përkrahje.

Edhe ardhja e lojtarëve të tjerë me vonesë, ka një të mirë: çunat e rinj deri atëherë do të marrin minuta, do përpiqen të përballojnë kampionatin. Lojtarët që vijnë do të luajnë vetëm nëse janë më cilësorë. Ne nuk dorëzohemi dhe do të japim maksimumin deri në fund të kampionatit, me djem të rinj do vazhdojmë përpara. Të jeni të sigurt që do jemi një skuadër me ekuilibër, që jo vetëm di të luftojë, por edhe di të kontrollojë dhe të menaxhojë edhe ndeshjet”.

Simboli është Gentian Selmani. Ende nuk i ka mbushur 21 vjeç, është kapiten i skuadrës dhe së fundmi shiriti i është dhënë edhe te Shqipëria U21. Për të mbetur te porta, Sali dhe Hasanbelli gjithashtu kanë qenë në fokusin e kombëtareve të moshave dhe janë ftuar.

Jon Mersinaj, 19 vjeç, titullar në sezonin e parë në Superiore. Fangaj nuk ka shumë që ka mbushur 21 vjeç, Çokaj në mesfushë është 19, kurse Jonuzi e Lushkja janë veteranët e këtij reparti. Gjithsesi ende as ata nuk i kanë kapur të 23-tat. Berisha, Smaçi, Xhixha, Bushi dhe Prengaj janë të gjithë under U21. Kundër Kukësit gjashtë prej këtyre të rinjve ishin titullarë, me Selmanin hero në portë.