Në prag të çerekfinales së Kupës së Ligë me Manchester United, trajneri i Bristol City, Lee Johnson, ka deklaruar se kishte shpenzuar 450 sterlina për të blerë një shishe verë që do ta ndante me Jose Mourinho-n. Trajneri 36-vjeçar ka blerë një shishe Barca Velha Red të 2004-ës, vera e preferuar e Mourinho, e prodhuar në Portugali. “Shpresoj që të mos kem shpenzuar 450 euro më kot dhe uroj që Mourinho të më takojë pas ndeshjes”, ka thënë trajneri i Bristol. “Kam thyer arkën e kursimit të vajzës për ta blerë këtë verë, që vjen nga Portugalia.
https://www.youtube.com/watch?v=moZMXEuS-50
Kemi hetuar dhe kemi zbuluar që Mourinho e adhuron këtë verë të veçantë. Kështu, shpresoj që të mos e refuzojë ftesën për t’u takuar pas ndeshjes. Nëse kjo ndodh, do të dëgjoj me vëmendje çdo këshillë të tijën”, ka thënë Johnson për “BBC”.
Nuk dihet akoma nëse Mou e ka pranuar ftesën, por ka pak mundësi që kjo të ketë ndodhur pas eliminimit befasues të pësuar nga Manchester United mbrëmjen e së mërkurës, me Bristol City që është kualifikuar në gjysmëfinalet e Kupës së Ligës pasi ka fituar takimin 2-1.